Albspirit

Media/News/Publishing

Performancë e dobët në punë, punonjësit goditen në të pasme

Zemërim të thellë shkaktoi në Kinë një video që u shfaq në internet dhe që tregon stafin e një banke që ndëshkohet fizikisht për performancë të dobët në punë. Videoja u publikua së pari nga gazeta shtetërore “E përditshmja e popullit” dhe në të duket një person, i cili dyshohet se është manaxheri i bankës, që pyet 8 nëpunës të rreshtuar në podium pse nuk kishin performuar mirë në punë dhe trajnim.

Pavarësisht përgjigjeve të tyre, ai më pas i kërkon që të bëhen gati për ndëshkimin dhe i godet me një mjet prej druri në të ndenjura. Incidenti ndodhi në bankën rurale tregtare në Cangzi, në veri të Kinës. Videoja duket se është filmuar me telefon celular nga dikush në publik dhe duket se kjo formë ndëshkimi mesjetare ishte diçka që përsëritej në bankë.

Autoritetet kineze bënë me dije se kanë nisur hetimet për rastin pa dhënë detaje, ndërsa mësohet se dy drejtues të lartë të bankës janë pezulluar. Reagimi i publikut në internet, sidomos në Kinë, ishte shumë i ashpër, ndërsa të gjithë kërkojnë masa serioze për dhunën fizike, por mbi të gjitha për poshtërimin publik që i bëhet nëpunësve.

Disa njerëz madje thonë se nuk i besohej që videoja ishte e vërtetë dhe fillimisht mendonin se ishte një gjetje publicitare. Shumë njerëz kanë kërkuar jo vetëm ndëshkimin e personave përgjegjës, por edhe mbylljen e bankës nga shteti, pasi është e papranueshme që ajo t’ja hedhë paq vetëm duke pushuar nga puna fajtorët.

Please follow and like us: