Platoni mbi organizimin e shoqërisë
Si do të ishte arsimi, arti, shteti, edukimi i fëmijëve sipas një ideali palonist? Ravgim mbi disa nga idetë bazë të filozofit të madh grek
Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ishte mendimtari i parë utopik i kësaj bote.
Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës: Sparta. Arta ishte një qytet-shtet me aftësinë për të nxjerrë luftëtarë të mëdhenj. Çdo gjë që bënin spartanët – si i rrisnin fëmijët, si e organizonin ekonominë, si kryenin marrëdhënie seksuale, çfarë hanin – ata ia përshtasnin një qëllimi të vetëm. Dhe Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake. Por ky nuk ishte shqetësimi i Platonit. Ai donte të dinte se si një shoqëri mund të përmirësohej në prodhimin e energjisë, jo ushtarake, por “eudaimonia”-n? Si mund të ndihmonte njerëzit në mënyrë të besueshme drejt vetëpërmbushjes?
Në librin e tij, “Republika”, Platoni identifikon një numër të ndryshimeve që duheshin bërë:
a) Ne kemi nevojë për heronj të rinj
Shoqëria athinase ishte shumë e fokusuar tek të pasurit, si aristokrati Alcibiades, dhe sportistët e famshëm, si boksieri Milo nga Crotoni. Platoni nuk ishte i impresionuar: ka me të vërtetë rëndësi kë admirojmë, pasi të famshmit ndikojnë në opinionin tonë, idetë dhe sjelljen. Dhe heronjtë e këqinj dhurojnë joshje për të metat e karakterit.
Prandaj Platoni donte t’i jepte Athinës të famshëm të rinj, duke zëvendësuar kulturën e deriatëhershme, me njerëz idealisht të urtë dhe të mirë, të cilët ai i quajti Mbrojtësit: modele për zhvillimin e mirë të të gjithëve. Këta njerëz do të dalloheshin nga shërbimi publik që ofronin, modestia dhe zakonet e thjeshta. Ata nuk pëlqenin të ishin në qendër të vëmendjes dhe kishin një eksperiencë të gjerë dhe të thellë. Ata do të ishin njerëzit më të nderuar dhe të admiruar në shoqëri.
b) Ne kemi nevojë për censurën
Sot, censura na shqetëson. Por Platoni ishte i shqetësuar për llojin e gabuar të lirisë: Athina ishte e lire për të gjithë, për opinion-shitësit më të këqinj. Nocione të çmendura fetare dhe në dukje të ëmbla, por të rrezikshme, ide që thithën entusiazmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra të gabuara (si për shembull një sulm fatal ndaj Spartës).
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar – mendonte PLatoni – ishte gjë vërtet e keqe, kështu që ai kërkonte kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publikë dhe predikuesve të rrezikshëm. Në ditët e sotme, Platoni do të kish qenë shumë skeptik për fuqinë e masmedias.
c) Arsimi më i mirë
Platoni besonte me pasion në arsimin, por donte të rifokusonte kurrikulën. Gjëja kryesore që ne duhet të mësojmë është jo vetëm matematika apo drejtshkrimi, por se si të jemi të mirë: ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, vetëkontrollin, arsyen, pavarësinë dhe qetësinë.
Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet. Ti shkoje atje për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetoje dhe të vdisje një njeri i mirë. Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si institucionet moderne akademike e kanë nxjerrë jashtë ligjit këtë ambicie. Nëse një student do shfaqej sot në Universitetin e Oksfordit dhe të Harvardit e do të kërkonte të mësonte se si të jetojë, profesorët do të thërrisnin policinë – ose punonjësit e çmendinës.
d) Fëmijëri më të mirë
Familjet bëjnë më të mirën e tyre. Dhe ndonjëherë fëmijët qëllojnë me fat. Prindërit e tyre janë të ekuilibruar, mësimdhënës të mirë, të pjekur dhe të mençur. Por ndodh shpesh që prindërit transmetojnë konfuzionet dhe dështimet e tyre, tek fëmijët. Platoni mendonte se mirërritja e fëmijëve ishte një nga aftësitë më të vështira (dhe më të nevojshme). Ai ishte shumë në favor të fëmijës i cili është frenuar nga mjedisi i gabuar në shtëpi. Kështu ai propozoi që shumë fëmijë në fakt do të ishte më mirë të merrnin vizionin e tyre për jetën jo nga prindërit e tyre, por nga kujdestarë të mençur, të paguar nga shteti. Ai propozoi që një përqindje e madhe e brezit të ardhshëm të rritej nga njerëz më të kualifikuar se sa prindërit e tyre.