Puthje për të qëndruar në BE

Aktivistë pro-Bashkimit Europian pikturuan fytyrat e tyre me ngjyrat e flamujve të BE dhe britanikë, dhe u puthën në një aksion simbolik për të apeluar qëndrimin e Britanisë në bllok, në prag të referendumit kombëtar.
Dhjetëra aktiviste u mblodhën pranë stadiumit “Wembley” në Londër, ku përfaqësuesit e 2 kampeve po mbanin debatin e tyre të fundit.
Ata valëvisnin banera me shkrimin “Zgjidh dashurinë, voto për qëndrimin” ndërsa dy gra që kishin pikturuar fytyrat me ngjyrat e flamujve të BE dhe të Britanisë u puthën dhe thanë “Jemi më mirë të bashkuar”.
Ndërkohë, një puthje u bë edhe në Berlin përpara Brandenburg Gate nga një burrë dhe grua të cilët kishin pikturuar fytyrat e tyre me ngjyrat e flamujve të BE dhe britanikë, ndërsa në dorë mbanin një baner ku shkruhej “Dashuria jonë për Britaninë e Madhe”.