Albspirit

Media/News/Publishing

Qiproja greke pranon ndihmën e Turqisë për të shuar zjarrin

Qeverisja grekoqipriote bëri të ditur se e ka pranuar dorën e ndihmës që Turqia ia ka shtrirë për zjarrin e rënë para 3 ditësh në Qipron e Jugut dhe që nuk është marrë ende nën kontroll.

 

Qiproja greke pranon ndihmën e Turqisë për të shuar zjarrin

Sipas portalit turkoamerikan të lajmeve “Turkishny” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lideri grekoqipriot, Nikos Anastasiadis tha se e kishte pranuar propozimin e Ministrit të Pyjeve dhe Punëve Ujore të Turqisë, Vejsel Erollu (Veysel Eroğlu) “që Turqia dëshiron të kontribuojë me 3 avionë në punimet për shuarjen e zjarrit”, dhe që i ishte përcjellë përmes Presidentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akënxhë (Mustfa Akıncı).

Me urdhër të Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) 2 helikopterë zjarrfikës presin gati në Anamur për tu angazhuar në shuarjen e zjarrit në Qipro, kurse një avion zjarrfikës pret në gatishmëri në Antalya. Zjarri në shpatet e Maleve Trodos të Qipros greke ka rënë 3 ditë më parë dhe ka bërë shkrumb e hi një sipërfaqe pyjore prej 15 kilometrash katrorë.

Pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve flakët e zjarrit nuk janë marrë dot ende nën kontroll. Deri tani nga zjarri kanë humbur jetën 2 zjarrfikës, ndërsa janë plagosur 6 të tjerë, 3 në gjendje të rëndë. Mësohet se zjarri u është afruar shumë vendbanimeve dhe disa fshatrat janë boshatisur.

Please follow and like us: