Albspirit

Media/News/Publishing

Regina Wyllie, fotografja e talentuar 9-vjeçare 

3

Nëntë vjeçarja Regina Wyllie, gjithmonë kishte një kërshëri për të fotografuar. Kur ishte tre vjeçe shkrepi fotografinë e saj të parë kur babai i saj e mësoi, transmeton Klan Kosova. E tani, vetëm nëntë vjeçare po ushtron profesionin e fotografes nëpër dasma.

1]

“Që në moshën tre vjeçare ajo filloi që ta merrte fotoaparatin tim nga qanta dhe më kërkonte që t’i tregoja ato që fotografoja. Unë asnjëherë nuk e shtyja atë që ta pëlqente fotografinë, por preferoja që vet të parashtronte pyetje”, tha Kevin Wyllie, babai i vajzës.

2

Për herë të parë ajo fotografoi një dasmë më 15 prill të këtij vitit, kur babai i saj i kishte kërkuar asaj që ta asistonte. “U kënaqa shumë në dasma dhe detyrohesha që të punoja shpejtë, gjë që për mua ishte shumë sfiduese”, u shpreh Regina. Por, çifti i martuar ishin të mahnitur nga fotografitë të cilat i kishte nxjerrë Regina nëntë vjeçare. “Çifti ishte tejet i kënaqur. Në fakt ata më thanë që fotografitë që Regina kishte bërë sidomos të fëmijëve i kishte bërë ata të qanin”, u shpreh Kevin. Ai u shpreh se shumë çifte tani kërkojnë shërbimin e Reginas. “Gjithmonë mendoja që fotografitë do të jenë hobi. Unë dëshiroja të bëhesha një dizajnere – por kam filluar të mendoj që do të bëhem një fotografe profesionale, njësoj sikurse im atë”, u shpreh Regina. Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e realizuara nga kjo vogëlushe.

4

17

5

6

7

8

10

11

12

13

14

15

16

Please follow and like us: