Renzi, letër britanikëve: Mos bëni zgjedhje të gabuar
Kryeministri italian Matteo Renzi me anë të një letre të hapur botuar sot në të përditshmen britanike “The Guardian” i bën apel votuesve anglezë që të mos bëjnë zgjedhjen e gabuar në referendumin që do të mbyllet pas pak orësh në Britaninë e Madhe.
Duke e nisur apelin e tij me një proverb antik roman në gjuhën latine “Contra spem”, “duke shpresur kundër çdo shprese”, kryeministrri italian fton britanikët të zgjedhin qëndrimin në Bashkimin Europian.
“Nga këndëvshtrimi italian, një votë për të dal nga BE nuk është një katastrofë, një tragjedi apo fundi i botës për ju. Por do të ishte më keq pasi po bëni një zgjedhje të gabuar. Po bëni një gabim ndaj të cilit ju zgjedhësit para të gjithëve do të paguani pasojat. Pasi kush do të dëshironte që Britania e Madhe të ishte një shtet i vogël dhe i izoluar?”
“Nëse ka dicka që britanikët nuk e kanë bërë kurrë, shkruan Matteo Renzi, para një sfide që ka bëj me të ardhmen e tyre, me identitetin e tyre, është pgjedhja e gabuar. Një Britani e Madhe më e fuqishme se c’është aktualsiht shkon kuhndër llogjikës së të gjithë atyre që duan që ajo të dal nga Bashkimi Europian. Autonomia do të shndërrohej në vetmi, krenaria në dobësi, e identiteti në vetëlëndim.”
Kryeministri italian kujton në letrën e tij të botuar sot në faqet e “The Guardian” dhe deputeten laburiste Jo Cox e vrarë pak ditë më parë nga një fanatik i ekstremit të djathtë, e cila besonte që në Referndumin e 23 qershorit, britanikët nuk do t’i kthejnë kurrizin Europës.”
“Ne eropianët, e përfundon apelin e ti kreu i qeverisë italiane, do të respektojmë zërin tuaj, zgjdhjen tuaj Ne do të brohorasim për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Europë. Jo vetëm sepse do të qëndroni me ne, por sepse ashtu sic thonin dikur romakët e lashtë, “sibi constent: qëndroni kontant, qëndroni të vërtetë me vetveten. Qëndroni!”