Albspirit

Media/News/Publishing

Rreth 300 sipërmarrës, pro “Brexit”

ee Më shumë se 300 femra dhe meshkuj britanikë të biznesit kërkuan daljeb e Britanisë së Madhe nga BE-ja, duke folur për një rritje më të mirë ekonomike për kompanitë e tyre jashtë influencës së Brukselit, në një letër të hapur të publikuar tek e përditshmja, “Daily Telegraph”. “Jashtë BE-së, sipërmarrjet britanike do të jenë të lira të rriten më shpejtë, të zgjerohen në tregje të reja dhe të krijojnë më shumë punësim. Është koha të votojmë për t’u larguar dhe të rimarrim në dorë fatin tonë”, shkruajnë firmëtarët e kësaj letre që publikohet rreth një muaj larg referendumit të 23 qershorit mbi qëndrimin ose jo në BE. Mes firmëtarve, që kanë firmosur në emrin e tyre dhe jo të kompanive që përfaqësojnë, figurojnë presidenti i zinxhirit të bareve “Wetherspoon”, Tim Martin, apo Elaine Harries, drejtorëshe e kompanisë shpërndarëse, “Action Express”.

Please follow and like us: