Albspirit

Media/News/Publishing

Rrjetet sociale shtojnë vetminë

fcb

Rrjetet sociale kohët e fundit janë kthyer në një varësi ndaj të gjithëve. Përdorimi i tyre sa vjen dhe rritet dita-ditës dhe shpesh herë duke zëvendësuar jetën reale me atë virtuale. Pavarësisht faktit se numri i miqve në rrjetet sociale mund të jetë 700 ose më tepër, këto nuk janë tjetër përveçse miq virtualë, ndërsa njerëzit sa vijnë dhe ndihen gjithnjë e më të vetmuar. Një studim i fundit i realizuar nga Universiteti i Oksfordit, ka zbuluar se një person ka mesatarisht rreth 150 miq në Facebook, por vetëm rreth 14 prej tyre do të shprehnin shqetësimin në qoftë se atij mund t’i ndodhë diçka e keqe. Facebook dhe Twitter mund të na bëjnë të ndihemi sikur jemi të shoqëruar, kur në fakt nuk jemi aspak, sipas studimit, shkruan albeu. Një tjetër studim i kryer në vitin 2010 nga Fondacioni i Shëndetit Mendor, ka zbuluar se personat nga mosha 18 deri në 35 vjeç kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar se sa personat mbi 55 vjeç. Në kushtet e mediave sociale, ka studime të cilat tregojnë se si lidhjet që ne kemi krijuar përmes ekraneve tona nuk janë formësuar aq sa ne mendojmë se janë. Ndërsa ne mendojmë se këto mund të na bëjnë më të lidhur, në fakt ndodh e kundërta, ato na bëjnë të ndihemi më të vetmuar.

Please follow and like us: