Rrufeja vret dhjetëra veta në Indi
Të paktën 66 veta kanë humbur jetën nga goditjet e rrufesë në 24 orët e fundit në Indi.
Dyzetegjashtë veta humbën jetën në shtetin verior të Biharit, ndërsa 22 mbetën të plagosur. 20 të tjerë humbën jetën në Uttar Pradesh.
Autoritetet në Bihar thanë se shteti do të sigurojë 5 mijë e 900 dollarë për familjet e atyre që pësuan gjatë stuhisë.
Ata thonë se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë, meqë ende nuk janë siguruar të gjitha të dhënat nga zonat e thella.
Bujqit janë shpesh viktima të goditjeve të rrufesë në Indi, sidomos gjatë sezonit të monsuneve.
Rreth 80 për qind të reshjeve në Indi ndodhin gjatë monsuneve që përfshijnë vendin kryesisht ndërmjet qershorit dhe shtatorit.
Please follow and like us: