Ruli: Rama është dinak, por askush nuk blen dot vota nga Opozita!
I pyetur për këmbënguljen e Ramës, për të futur në Kuvend me cdo kusht dhe, edhe jashtë Konsensusit
Reformën në Drejtësi, Ruli përgjigjet:
Rama ben dinakun qe shtiret si kaloresi i reformes.
Reforma e tij e propozuar ne programin e rilindjes qe vetem nje Byro Hetimi qe do te varej nga Kryministri.
Ajo u hodh poshte.
Drafti i dyte i propozuar nga rilindja u hodh poshte ne 38 nene nga Komisioni i Venecias.
Per cfare krekoset ky njeri kur projektet e propozuara prej tij kane marre refuzim te plote?…
Ka vetem nje aresye qe ai shtiret si babai i reformes, qe ta adaptoje ate si femije ilegal,
pra te fitoje atesine qe te kapi qe ne fillese emerimet ne institucionet e reja te drejtesise
I pyetur për fushatën e ethshme të akaparimit apo blerjes së votave të Opozitës, për të arritur me cdo kusht nr 94 te votave/pro në Kuvend, deputeti i PD Genc Ruli, përgjigjet:
Nuk besoj kursesi, se nga brenda grupit tone do te kete ndonje trafikim vote.
Madje Lulëzim Basha sot shprehej i sigurt edhe per sigurinë e votave të aleatëve tanë.
Nuk ka qene vetëm ceshtja e martesave gay kundershtimi im kryesor ndaj draftit te kushtetutes.
Por futja e nje neni ne kushtetute qe mbikqyrja e reformes do te behet nga nje grup ekspertesh nderkombetare.
Jam plotsisht dakort qe reforma duhet te mbikqyret nga nderkombetaret por nuk eshte as e nevojshme qe ky delegim te vendoset ne kushtetute.
Kjo nuk është as dinjitoze dhe e as drejte.
Do jemi i vetmi vend ne Europe qe do te kete nje kushtëzim te tille kushtetues.
Kjo eshte e panevojshme por dhe fyese per legjitimitetin e shtetit shqiptar./360gradë.al