“The Telegraph”: Zbuloni rivierën shqiptare
Foto të një bregdeti të mrekullueshëm mesdhetar, plazhe mahnitëse dhe limane që të lënë pa frymë, kështu nis një artikull në gazetën britanike “Telegraph”.
Artikulli titullohet: “Zbuloni rivierën shqiptare për veten tuaj”! Gazeta britanike sjell në vëmendje Butrintin, Lagunën e Karavastasë, plazhin e Dhërmiut, Bunecin, Borshin etj.
“Butrinti është i rrethuar nga një lagunë në brendësi si dhe ngushticat me pamje nga Korfuzi aty pranë, një zbavitje e mrekullueshme përgjatë një rruge bregdetare mbështetur nga kodrat e pyllëzuara në mënyrë të dendur, ullishte dhe fshatrat e bukur”, shkruhet në artikull.
Sipas “Telegraph”, çmimet janë të ulëta, ndërsa ushqimi i detit është i freskët.
Please follow and like us: