Albspirit

Media/News/Publishing

UEFA gjobiti Shqipërinë me 20 mijë euro

Edhe pse tifozët shqiptarë kanë marrë lavdërime për sjelljen dhe koreagrafitë e tyre të mrekullueshme, në rrugët dhe në stadiumet e Francës gjatë ditëve të evropianit, syrit të vëzhguesve të UEFA-s nuk iu kanë shpëtuar edhe gabimet.

Në takimin e parë të Shqipërisë me Zvicerën, UEFA ka zbuluar se tifozët shqiptarë kanë hedhur fishekzjarre në fushë.

Kjo ka mjaftuar që organizmi më i lartë evropian i futbollit të ndëshkojë Federatën Shqiptare të Futbollit me gjobën prej 20 mijë eurosh.

Please follow and like us: