Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes romancierja Benoite Groult, figurë e madhe e feminizmit 

 

Benoite-Groult-620x413

Romancierja franceze, një figurë e ndritur e feminizmit, Benoite Groult, 96 vjeçe, autore e “Kështu ishte ajo”, vdiq dje në mbrëmje, bëhet e ditur nga vajza e saj. “Ajo vdiq në gjumë siç kishte dashur, pa vuajtje”, njoftoi për median vajza e saj, Blandine de Caunes. ”Ajo ka patur një jetë vërtetë të bukur. Është tronditës lajmi i vdekjes së saj, por më mirë kështu, pasi nuk ishte mirë me shëndet kohët e fundit”, shtoi ajo.

Benoite Groult u promovua në botën e shkrimeve në moshën 40-vjeçare. Pas vargjeve të shkruara me motrën e saj Flora (”Gazeta me katër duar”, “Femra shumës” dhe “Ai ishte dy herë”) ajo shkroi e vetme në vitin 1972 romanin e parë “Pjesa e gjërave”.

Në moshën 55-vjeçare, Benoite Groult publikoi “Kështu ishte ajo”, një përmbledhje plot urrejtje për kushtet që u imponoheshin grave. Ky libër demonstron një sukses shpërthyes në librari me një milion kopje të shitura dhe i përkthyer në shumë gjuhë.

Please follow and like us: