Albspirit

Media/News/Publishing

200 refugjatë, të ikur nga Boko Harami, kanë vdekur nga uria


Militantë të Boko Haramit në Nigeri.

Rreth 200 refugjatë që kanë ikur nga militantët e Boko Haramit, kanë vdekur nga uria në Bama të Nigerisë, muajin e kaluar.

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij ka thënë se në kampin atje, janë të strehuar 24,000 veta.

Organizata e ka përshkruar gjendjen në kamp si “katastrofë humanitare”.

Shumë banorë janë të traumatizuar dhe një në pesë fëmijë vuan nga kequshqyerja akute, kanë thënë Mjekët pa Kufij.

Rebelimi shtatëvjeçar i Boko Haramit, grup militant islamik, ka shkaktuar vdekjen e 20,000 personave dhe zhvendosjen e mbi dy milionë të tjerëve.

Ushtria e Nigerisë ka kryer sulme në shkallë të gjerë kundër grupit, por ai vazhdon të sulmojë fshatrat në verilindje dhe të shkatërrojë shtëpi.

Please follow and like us: