Avioni me energji diellore u ul në Spanjë

Një aeroplan me energji diellore ka përfunduar fluturimin 70-orësh mbi Oqeanin Atlantik.
Piloti zviceran, Bertrand Piccard, e ka zbarkuar avionin Solar Impulse 2 mëngjesin e sotëm në Spanjë.
Udhëtimi transatlantik ka nisur më 20 qershor nga aeroporti John F. Kennedy në Nju Jork.
Fluturimi ka qenë i paraparë të zgjasë 90 orë.
Ky është fluturimi i 15-të i avionit të tillë nëpër glob.
Please follow and like us: