Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi sfidon PS dhe PD: Votoni amendamentin që u heq monopolin

Ben Blushi ka sfifuar dy partitë e mëdha duke i kërkuar që me rastin e ndryshimeve kushtetuese të japin një shembull për të treguar se i lënë popullit të vendosë për diçka.

Ai ka deklaruar se bashkë me deputeten tjetër të majtë do si çojnë kuvendit një amendament për zgjedhjen e presidentin nga Populli

Ai ka thënë se edhe në rast se gjendet një konsensus PD – PS për të kaluar reformën në drejtësi, ai do të jetë vetëm një ekuilibër i përkohshëm mes përfaqësuesve të kastës të të pasurve.

“Pjesa më e madhe e shqiptarëve do të jenë të përjashtuar nga kjo masë ndryshimesh në kushtetutë” ka theksuar ai duke shtuar se gjithë kjo që po ndodh është e pakuptueshme edhe për vetë deputetët e jo më për masën e madhe të shqipëtarëve.

“Ne 18 muaj pune askush ne kete Kuvend nuk mori mundimin ti bente shqiptareve nje shpjegim.

Cfare ka te re kjo reforme?

Cfare ndryshon ajo nga ajo qe kishim?

Sa garanci ka qe qeveria nuk kap drejtesine dhe nuk ben pakt mbi drejtesine me opoziten?

Sa siguri ka se gjykatesit e paafte dhe te korruptuar do ikin nga puna?

Dhe nese ikin ku dhe si do zgjidhen gjykatesit dhe avokatet e rinj?

Keto pritshmeri të të varferve askush nga të pasurit nuk ka denjuar ti sqarojë” ka thënë Blushi.

Më pas ai ka ironizuar: “kemi krijuar nje menu te pakuptueshme akronimesh qe duken si nenshkrime te koduara  si BKH,KED KLP,KLGJ,KAV,SPAK etj.

A ka njeri qe i sqaron keto institucione”?

Sipas deputetit që rrefuzon të quhet Rilindas e gjithë kjo lojë në guackë të mbyllur rredh nga një mendësi: “Sepse kesaj klase politike i mungon një element:nevoja për të pyetur popullin”.

Dhe për të shkuar kundër kësaj ryme Blushi ka propozuar që së paku presidenti i republikës të zgjidhet nga vetë shqiptarët, si në Poloni, Rumani, Maqedoni, Kroaci e Malin e Zi.

Unë dhe deputetja tjetër Mimoza Hafizi do ta sjellim zyrtarisht në parlament propozimin për zgjedhjen e presidentit nga populli ka shpallur Blushi (Lapsi.al)

 

Fjala e plote e Blushit ne parlament

Edhe kjo reforme jo vetem qe nuk i delegon asnje kopetence popullit por as e informon ate.

Nuk jam shume i bindur sot nese po i afrohemi apo po i largohemi reformes ne drejtesi por nje gje mund ta them:nuk jam shume i bindur nese po i afrohemi drejtesise apo jo.

Pra cdua te them:po krijojme nje burokraci te drejtesise e cila na mban me shpresen se do funksionoje por c’eshtja eshte nese kjo arkitekture e re a do jape drejtesi me shume se ngrehina e vjeter.

A do jape drejtesi per shqiptaret e thjeshte, pra per popullin dhe jo per ne, sepse ne, te pasurit dhe te fortet e ketij vend kemi perfituar drejtesi pa pushim me padrejtesi pa pushim.

Megjithate ajo qe dua te them eshte kjo:

Po perpiqemi me deshperim te gjejme konsensus mes paleve ne kete Kuvend duke ftuar palen minoritare,Partine Demokratike dhe duke perjashtuar palen kryesore:Popullin e Shqiperise:

Te varferit,te dhunuarit te shtypurit dhe shtresat e mesme.Ata te cilet kane vuajtur me shume se kushdo mungesen e drejtesise.

Nese nje pale ketu gjen konsensus me nje pale tjeter kjo nuk do te thote se ka ndryshuar pala:serish ka nje marreveshje brenda pales.

Brenda pales se te pasurve do arrihet nje pakt.Kjo eshte ajo qe do ndodhi nese reforma kalon.

Nese Rilindja ben nje projekt dhe kete e miraton bashke me PD kjo nuk do te thote se u gjet konsensus,por kjo do te thote se perfaqesuesit e te pasurve te Republikes se Shqiperise rane dakort te merren vesh per te balancuar interesat e tyre perkohesisht, deri ne nje marreveshje te re.

Por konsensus me popullin ne kete rast nuk ka.

Kush i perfaqeson te varferit Rilindja?Asnje dite.Po Shtresen e Mesme kush e perfaqeson?Askush ketu.

Ne kete aspekt ajo qe po them, eshte se reforman ne drejtesi eshte serish nje produkt i panjohur burokratik, jo vetem per shume nga ne, por per shumicen e njerezve.

Ne 18 muaj pune askush ne kete Kuvend nuk mori mundimin ti bente shqiptareve nje shpjegim.

Cfare ka te re kjo reforme?

Cfare ndryshon ajo nga ajo qe kishim?

Sa garanci ka qe qeveria nuk kap drejtesine dhe nuk ben pakt mbi drejtesine me opoziten?

Sa siguri ka se gjykatesit e paafte dhe te korruptuar do ikin nga puna?

Dhe nese ikin ku dhe si do zgjidhen gjykatesit dhe avokatet e rinj?

Keto pritshmeri te te varferve askush nga te pasurit nuk ka denjuar ti sqaroje.

Ne te kundert kemi krijuar nje menu te pakuptueshme akronimesh qe duken si nenshkrime te koduara  si BKH,KED KLP,KLGJ,KAV,SPAK etj.

A ka njeri qe i sqaron keto institucione?

Hartusit e reformes sone mburren me faktin qe amerikanet,gjermanet dhe ne pergjithesi gjithe evropianet jane dakort me reformen, perfshi ketu shume lloje evropianesh, si sllovake sllovene, estoneze, lituaneze, islandeze, pra jo vetem britanike gjermane dhe franceze te cilet mezi po presin me syrin tek vrima e deres se parlamentit tone per votimin e reformes.

Shume mire deri ketu.

Sllovenet,estonezet dhe islandezet do ndjehen me mire kur ne te votojme ne mes te korrikut por pyetja eshte po shqipyaret si do ndjehen?

Ata nuk dine asgje.

Reforma eshte nje akt shume hermetik.I mbyllur ne nje kasaforte metalike interesash.Duket sikur burokracia qe ajo krijon do jete nje korridor pa drite si ne keshtjellen e Kafkes.

A e dini pse?

Sepse kesaj klase politike i mungon nje element:nevoja per te pyetur popullin.

Edhe kjo reforme jo vetem qe nuk i delegon asnje kopetence popullit por as e informon ate.

Nuk po them se prokuroret duhet te zgjidhen nga populli sic e bejne amerikanet, por njerin nga fuksionet kryesore te ketij shteti me te lartin  pa dyshim, ne duhej ti kishim dhene popullit.

Nese po bejme nje reforme kushtetuese e cila e arnon kushtetuten edhe per te zgjedhur nje gjykates apo kontrollorin e nje gjykatesi pse nuk e ndryshojme ne thelb dhe pse nuk vendosim tia japin popullit presidentin?

Besoj se ka ardhur koha.Ketu po diskutohet se si gjykatesit dhe verfikuesit e tyre te zgjidhen me dy te tretat pra me 94 vota.

Po Presidenti me sa vota zgjidhet?

Me 71 sikur te ishte nje inspektor taksash.

Une mendoj se ka ardhur koha ta zgjedhim presidentin nga populli.T’ia japim Presidentin popullit me sakte.

Te gjitha ose pothuajse te gjitha vendet rreth nesh deri ne Poloni e Rumani e zgjedhin presidentin nga populli, pa folur per Maqedonine,Kroacine e Malin e Zi.Kjo nuk do te thote te ndryshohen kopetencat e presidentit, kjo do te thote te pyesesh zgjedhesit te cilet sot pothuase nuk kane asgje ne dore.

Ne sistetmin tone popullit i lihet vetem nje e drejte:te zgjedhe partite.Kurse partive i lihet cdo e drejte:te zgjedhin gjithkend perfshi edhe popullin ne disa raste. Sepse shpopullimi qe i po behet Shqiperise eshte nje zgjedhje partite vendosin kush do jetetoje ne Shqiperi dhe kush duhet te ike.

Eshte pra dita per ti hyre me thelle Kushtetutes sone duke deleguar disa kopeteneca.Une do isha per te kufizuar edhe numrin e deputeteve.

Jemi shume 140.Te ishim te mbare ndoshta do ishim te nevojshem.Por shumica prej nesh jane te demshem majde shume te demshem.

Duke kufizuar ne 100 numrin e deputeteve jo vetem mund te reduktojme demet por po ashtu mund te kufizojme kostot.Nje deputet sot i kushton taksave te pakten 4 mije euro ne muaj.Nese heqim 40 prej nesh do te thote ti kursejme buxhetit nja dy milione euro dhe keto tia kthejme njerezve.Te redurtosh numrin e deputeteve nuk eshte vetem kursim ne rradhe te pare eshte higjene politike.Do kete me pak llafazane dhe me pak spekullante.

Po ashtu duka marre shkas nga pamundesija qe ky kuvend kishte per ta cuar reformen ne referendum mendoj se kushtetuta duhet ripare per ta ulur kufirin e votave te domosdoshme qe cojne nje ceshtje ne referendum.

Sot duhen 2/3 pra 94 vota te Kuvendit per te shkuar ne referendum.Kini parasysh se me kaq vota ndryshohet Kushtetuta atehere ku eshte ketu e drejta e popullit per te vendosur kur ne kemi poaq te drejta sa dhe ai?

Kjo pra eshte ceshtja.

A mund te kemi ne si te zgjedhur me shume te drejta se ata qe na zgjedhin? Ne 25 vjet kemi bere cdo perpjekje per tu marre votuesve tane te drejtat.

Ka ardhur koha tua kthejme.Te drejten per te zgjedhur presidentin,te drejten per te kufizuar numrin e deputeteve dhe sidomos te drejten per te vendosur me referendum duke e ulur kete prag nen 50 per qind te votave te ketij Kuvendi.

Per keto shkaqe pra per ti kthyer te drejtat atyre qe na i kane dhene kam vendosur te kerkoj mbeshtetene kete kuvend per amendametin e Presidenti nga Populli.

E di qe duhen 28 vota per ta futur ne seance si amendament por shpresoj qe keto te jene vota te arsyes dhe jo te paragjykimit. Shpresoj te jene vota mendimi dhe jo vota partish.

Partite e duan presidentin per vete dhe nen vete,shqiptaret meritojne ta kene po ashtu per vete dhe mbi vete.

Ky amendament te cilin e kam propozuar ne parim edhe ne vitin 2007,do ishte ne nderin tone dhe duke u futur ne kontekstin e kombetares se Shqiperise mund te thosha se nese kombetarja arriti a beje nje gol eshte koha qe dhe ky parlament ta beje nje gol.

Ky do ishte rasti,mund ti japim shqiptareve nje dhurate te merituar:

Nje president nga Populli.

Please follow and like us: