Albspirit

Media/News/Publishing

Dhuna ndaj 3-vjeçarit, Eni Çobani: I ofroj ndihmën time juridike

Kanë qenë të shumta reagimet pas shfaqjes së videos së vogëlushit 3-vjeçar i cili dhunohej nga një prej edukatoreve të kopshtit privat në Tiranë. Rrahja e fëmijës e cila ka tronditur mbarë opinion i cili ka sjellë reagime të shumta edhe nga fytyra publike të ekranit.

Kështu pas kolegut të saj Ardit Gjebrea, një reagim ka ardhur edhe nga Eni Çobani e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar që i madh e i vogël të mos qëndrojnë vetëm në rolin e spektatorit.

Eni i drejtohet edhe kolegëve të saj që një rast të tillë duhet ta bëjnë një shembull të zbatimit të ligjit dhe të respektimit të lirive dhe të drejtave të fëmijëve, ndërsa i ofron vogëlushin ndihmën e saj juridike në çdo fazë të hetimit.

Postimi i plotë:

Kam 24 orë që nuk jam mirë shpirtërisht që nuk ndihem e qetë në zemrën time për fatin e fëmijës së dhunuar që besoi shokoi të madh e të vogël të këtij vendi. Si mundet që ne si gra, nëna, bashkëshorte, halla, teze të qëndrojmë duar lidhur dhe vetëm të shkruajmë dhe anatemojmë të tjerë. Si mundet të bëhemi spektatorë dhe mos hidhemi në veprim kundër të gjitha rasteve të dhunës në këtë vend, ku nuk po lë shtresë të shoqërisë pa infektuar.

Ky infeksion agresiviteti dhe konflikti po na mbërthen nga gryka dhe po na merr frymën pak nga pak duke mos kuptuar, pasojat e parikuperueshme të dëmeve sociale që për fat të keq po sëmur dhe brezin e ri të kësaj shoqërie. Reagoni mikesha për dhunën më të vogël që mund të prek shëndetin tuaj mendor apo të të vegjëlve tuaj pasi në jemi burimi i paqes dhe dashurisë që duhet të emetojmë në shoqëri. I bëj thirrje publike kolegeve të nderuar që rastin në fjalë duhet ta bëjnë një shembull të zbatimit të ligjit dhe të respektimit të lirive dhe të drejtave të fëmijëve.

Duke u ndjerë afër prindërve të këtij fëmije dhe duke prekur nga afër këtë dhimbje të çdo goditjeje ndaj këtij fëmije i ofroj publikisht ndihmën time juridike në çdo fazë të këtij gjykimi pa asnjë lloj shpërblimi kësaj familjeje pasi e quaj si detyrim profesional dhe moral të drejtoj këdo për vënien në vend të një lirie të dhunuar. Mos abuzoni me lirinë pasi kur ajo prek të drejtat e tjetrit kthehet në dhunë.

Please follow and like us: