Dhunimi i 3-vjeçarit në kopsht, ja ku ishte vendosur kamera që zbuloi skandalin
Prokuroria e Tiranës ka dorzuar dje më Gjykatë kërkesën për caktimin e masësës së sigurisë arrest me burg për Anjeza Shabanin e cila ushtroi dhunë ndaj një tre vejcari në kopshtin e saj privat. Po ashtu jane dorzuar ne prokurori edhe te gjitha filmimet dhe provat që vrëtetojnë këtë gjë. Anjeza Shabani ishte administratorja e kopshtit ‘Diren’ në Tiranë, e cila u arrestua për dhunën ndaj një fëmije 3 vjeç, ngjarje që tronditi gjithë opinionin publik.
Rasti u denoncua nga emisioni ‘Stop’, pas kërkesës së babait të fëmijës i cili kishte dyshime të forta se djali i tij 3-vjeçar dhunohej në kopsht, pasi i shkonte në shtëpi me shenja në trup. Një kamera e fshehtë vërtetoi më së miri dyshimet e babait, ku u duk qartë dhuna e ashpër e administratores së kopshtit ndaj 3-vjeçarit. Një gjë e tillë ndodhte prej 6 muajsh. Për të vërtetuar publikisht këtë gjë dhe për ta denoncuar, ai kishte vendosur në kamerë në çantën e të birit, duke filmuar 6 orë materiale, nga të cilat 2 orë janë dhunë sistematike fizike dhe psikologjike.