Dhunoi fëmijën 3 vjeç, arrest me burg për Anjeza Shabanin
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit ‘Diren’ ku dhunoi fëmijën 3 vjeç.
Prokuroria zbatoi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë, që Anjeza Shabani të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Shabani akuzohet për keqtrajtim të të miturve dhe u arrestua pas video skandalit të publikuar nga emisioni ‘STOP’, ku dukej që dhunonte fëmijën 3 vjeç.
Ajo ka pranuar më herët dhunën e ushtruar, por ka thënë se pasi e qëlloi, fëmijën e kishte puthur dhe e kishte përqafuar.
Please follow and like us: