Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho, “një diva moderne”

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Lxhgx9XGxJg?feature=oembed]

Ermonela Jaho nuk di të ndalet. Këtë herë, ylli i muzikës klasike shkëlqeu në teatrin antik “Orange”, në Francë.

Në mbrëmjen e njohur si “Festa e Muzikës”, sopranoja shqiptare këndoi “Maria Stuarda”, pjesë e operas së Gaetano Donizetti -t. Një thirrje për paqe dhe pajtim.

Ermonela Jaho, “Një diva moderne” shkruan Alen Duo. Ajo, thotë shkrimtari, poeti dhe muzikologu francez, mahniti teatrin e nderuar në çdo dalje të saj, sëbashku me tenorin rus Vitali Kovaljov.

E veshur me të kuqe të zjarrtë, Ermonela Jaho e përshëndeti publikun me qindra të ulur në shkallaret e teatrit me simbolin e shqiponjës.

Suksesi i radhës pason triumfin si sopranoja më e mirë për vitin 2016 dhe nxjerrjes së diskut “ZAZA” me arie të Ruggero Leoncavallo -s, për të cilin prestigjozja britanike “Financial Times” e vlerësoi më maksimumin e yjeve, me pesë.

I gjithi ky sukses i Ambasadores së Kulturës, Ermonela Jaho, Drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, me të drejtë shkruan se ylli shqiptar ka shkuar shumë larg.

 

Please follow and like us: