EURO 2016 vazhdon me këto ndeshje
Është përmbyllur faza e grupeve në Kampionatin Evropian të Futbollit që po zhvillohet në Francë. Nga 24 përfaqësueset shtetërore të ndara në 6 grupe, janë kualifikuar 16 dhe eliminuar 8 prej tyre.
Sipas rezultateve në grupe, tani kampionati vazhdon me fazën e eliminimeve.
Të shtunën zhvillohen ndeshjet: Zvicra – Polonia, Uellsi – Irlanda e Veriut dheKroacia – Portugalia.
Të dielen, takohen, Franca – Republika e Irlandës, Gjermania – Sllovakia dheHungaria – Belgjika.
Kurse të hënën ndeshen, Italia – Spanja dhe Anglia – Islanda.
Më pas, garën e vazhdojnë vetëm ekipet fituese. Finalja e EURO 2016, zhvillohet më 10 korrik.
Përfaqësueset e eliminuara janë: Shqipëria, Turqia, Rusia, Ukraina, Suedia, Austria, Rumania dhe Çekia.