Albspirit

Media/News/Publishing

KOLUMBI – Marrëveshje historike armëpushimi mes qeverisë dhe Fark

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos dhe shefi suprem i FARK-ëve, Timoleon Jimenez. Në qendër presidenti kubanez, Raul Castro

Qeveria kolumbiane dhe guerilasit Fark-ë nënshkruan sot në Havana një marrëveshje historike mbi një armëpushim përfundimtar, duke i hapur rrugën zgjidhjes së një konflikti që ka shkatërruar vendin për më shumë se gjysmë shekulli.

Para shumë krerë shtetesh dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos dhe shefi suprem i Forcave të Armatosura Revolucionare Kolumbiane (FARK), Timoleon Jimenez, nënshkruan në mesditë një dokument të paprecedentë mbi kushtet e një mbyllje përfundimtare të luftimeve.

Kjo etapë vendimtare mundëson mbylljen e konfliktit më të vjetër në Amerikën Latine, që ka bërë prej 52 vitesh 260 000 të vdekur, 45 000 të zhdukur dhe 6,9 milionë të shpërngulur.

Please follow and like us: