Ledi Shamku tregon përse abstenoi për rezolutën e pranimit të Malit të Zi në NATO
Kuvendi miratoi sot me 109 vota pro dhe një abstenim traktatin për pranimin e Malit të Zi në NATO. Abstenoi vetëm deputetja e PS-së Ledi Shamku.
Vetë deputetja Shamku ka sqaruar abstenimin e saj duke i drejtuar disa pyetje retorike shtetarëve të Shqipërisë në lidhje me marrëdhëniet me Malin e Zi.
“Marrëdhënie model mes Shqipërisë dhe Malit të Zi?! Pa m’kallxoni shtetarët e mi, ku e shihni modelin? Te Fjalori fyes? Te fakti që Shqiptarët e Shqipërisë dje u gjobitën nga Gjykata Malazeze me 230 euro për “fajin” se po ktheheshin nga Franca duke kremtuar me flamur shqiptar në makinë, dhe sipas gjykatësit penal malazez paskan “shqetësuar” turistët e Budvës? Te fakti që nuk kemi më asnjë ministër shqiptar në qeverinë malazeze? Ku e shihni modelin, o shtetarët e mi?
Please follow and like us: