Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel përsërit: E duam Britaninë në BE


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se shpreson se britanikët do të votojnë për të mbetur në Bashkimin Evropian.

Referendumi i sotëm për anëtarësinë e Britanisë në BE po vëzhgohet me nervozizëm nga tregjet financiare dhe politikanët në gjithë botën.

Merkel tha se do të donte një takim të BE-së pas këtij votimi, për të diskutuar të ardhmen e bllokut.

“Shpresojmë të ketë një vendim me të cilin qytetarët e Britanisë së Madhe mbeten pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Merkel.

Ajo dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, janë ndër liderët më të zëshëm që favorizojnë mbetjen e Britanisë në BE.

Nëse del Britania, Bashkimi Evropian do të humbiste ekonominë e dytë më të madhe, njërën prej dy top-fuqive ushtarake dhe qendrën më të pasur financiare.

Please follow and like us: