Moska paralajmëron SHBA kundër kufizimeve për diplomatët rusë
Ministria e jashtme ruse i ka tërhqur vërejtjen Uashingtonit për të mos imponuar rregulla të reja në lëvizjen e diplomatëve rusë në Shtetet e Bashkuara, duke u kërcënuar se Rusia mund të ndërmarrë kufizime të ngjashme.
Këto komente të zëdhënëses së Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u bënë sot në Moskë, pas informacionit se një legjislacion i paraqitur në Senatin e Shteteve të Bashkuara, do të impononte kërkesa monitoruese të periudhës së Luftës së Ftohtë ndaj Ambasadës së Rusisë dhe punonjësve konsullorë rusë në Shtetet e Bashkuara.
Ky legjislacion, për të cilin së pari është raportuar në BuzzFeedNews, parasheh udhëtim të kufizuar në 80 kilometra nga vendi i tyre i punës, gjatë një periudhe prej tre muajve, derisa agjencia FBI të mos paraqet certifikatë me shkrim se të gjithë diplomatët rusë i kanë plotësuar kërkesat ekzistuese brenda një periudhe paraprake tremujore, transmeton REL.
BuzzFeedNews, duke e cituar një burimk të paemëruar të inteligjencëës amerikane, tha se diplomatët rusë po i respektonin rregullat ekzistuese, duke e njoftuar shpeshherë Departamentin e shtetit për udhëtime brenda 80 kilometrave të premten vonë, por kjo po e vështirësonte afëtsinë e njësive të kundërinteligjencës së FBI-së për t’i monitoruar lëvizjet e tyre.
“Nëse Uashingtoni me të vërtetë vendos për shkeljen e marrëveshjeve ekzistuese, ne kuptohet, do të përgjigjemi njejtë dhe do të imponojmë kufizime të ngjashme ndaj diplomatëve amerikanë në Rusi”, tha Maria Zakharova.