Numri i milionerëve arrin shifra rekord në Zvicër

“Klubi” i milionerëve të Zvicrës vijon të pasurohet me hapa galopante. Me këtë rritje, sot në Zvicër konsiderohet se jetojnë 385 mijë milionerë.
E gjithë pasuria në dollarë e milionerëve në botë kap shifrën prej 58.700 miliardë dollarë që shënon një rritje për 4 për qind në krahasim me një vit më parë.
Studimi bën me dije se rajoni i Azisë dhe Paqësorit për herë të parë ka tejkaluar Amerikën Veriore sa i takon numrit të milionerëve.
Please follow and like us: