Albspirit

Media/News/Publishing

Pas 24 vjetësh, Serbia rinis fluturimet në SHBA


Ilustrim

Një avion i kompanisë ajrore të Serbisë “Air Serbia” është nisur mëngjesin e sotëm nga Beogradi për në Nju Jork.

Fluturimi vjen pas një ndërprerjeje 24-vjeçare, e cila ka nisur gjatë konflikteve në Ballkan.

Lidhja direkte “do të nxisë rritjen tonë ekonomike dhe do ta sjellë vendin tonë më pranë Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan”, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shërbimi do të realizohet pesë herë në javë.

Në vitin 1992, kompania ajrore JAT – paraardhësja jugosllave e Air Serbia – ka ndaluar fluturimet direkte në SHBA për shkak të sanksioneve ndërkombëtare për rolin e Serbisë në konfliktet e përgjakshme në ish-Jugosllavi.

Please follow and like us: