Albspirit

Media/News/Publishing

Pse e liruan nga qelia biznesmenin që masakroi gazetarin

Edhe pse ka rrahur dhe masakruar gazetarin sportiv Edi Ilnica, Presidenti i klubit sportiv Kastrioti, Alban Vogli është nxjerrë nga qelia sot paradite.

Gjykata e Apelit vendosi sot masën e sigurisë detyrim paraqitje për Alban Voglin duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të gjykatës së shkallës së parë për arrest me burg.

Gazetari Ilnica u rrah një mbrëmje pasi publikoi një shkrim lidhur me ndeshjen futbollit Kastrioti-Korabi sëbashku me pamje filmike ku dukej presidenti i Kastriotit teksa qëllonte brenda në fushë.

Ngjarja ndodhi në Tiranë në fillim të majit.

“Isha duke pirë kafe me disa miqtë e mi në afërsi të Zogut të Zi. Zakonisht mblidhemi aty në mbrëmje edhe me përfaqësues të klubit të Korabit. Pasi u largova nga lokali u drejtova për te automjeti im, por aty mu afruan disa persona dhe pa më thënë asgjë nisën të më godasin.

Njëri ndër ta ishte edhe Alban Vogli, presidenti i Kastriotit. Nuk kam pasur asnjë konflikt me ndokënd dhe nuk e di pse ndodhi kjo. Gjithçka ia kam thënë edhe policisë”, dëshmoi atëherë gazetari i Telesport, Edi Ilnica.

Dittën e rrahjes së gazetarit, ish-KryeministriBerisha postoi një mesazh ku thuhej se gazetari u rrah nga nga presidenti i Kastriotit, që është djali i hallës së Shullazit. Në mesazh thuhej se klubi i Kastriotit ishte rrëmbyer prej tij për shkak se pak para ishin investuar rreth 300 mijë euro.

Please follow and like us: