Albspirit

Media/News/Publishing

Salma Hayek braktis pasqyrën

Sinqeritet i aktores Salma Hayek është thjesht i adhurueshëm! Edhe në intervistën e fundit, ashtu si në paraardhëset, aktorja hollywoodiane është treguar shumë e sinqertë ne pergjigjet e dhëna.

Konkretisht ajo është pyetur për trupin, në moshën 49-vjecare, një trup kaq elegant dhe i rregullt është dicka shumë e vështirë, pra nga kjo anë Hayek është për tu përgëzuar, por jo gjithcka është kaq e lehtë sa duket edhe për të, sidomos kur del përpara pasqyrës.

‘Në moshën time, nuk është e lehtë që të jesh e sigurtë dhe të ndihesh plotësisht e lumtur me trupin’ thotë Salma

‘Gjithcka varet nga dita, për të gjithë. Një ditë zgjohem dhe them, ky është trupi im, duhet ta pranoj sepse nuk kam se cfarë të bëj. Ndërsa një ditë tjetër, ende nuk mund ta besoj ate që shoh, dhe i them vetes: Jo ky s’mund te jetë trupi im. Kështu ndodh gjatë gjithë kohës’

Please follow and like us: