Albspirit

Media/News/Publishing

Sapo fillojmë të ndjehemi europianë, na kthejnë prapë në shqiptarë folkloristë

bejtja-rama

Nga Andi Bejtja

Mirë, mo mirë, u emocionuam, u ndjemë të barabartë, prekëm një ëndërr që e kishim kahere që kur shikonim kampionatet europiane apo botërore dhe Shqipëria mungonte…fundja fundit vërtetuam se shprehja që na mundon shumë në subkoshiencë “më mirë m….se sa i vogël”, nuk qenka e vërtetë.

Hajd dhe 1 milionë euro shpërblim hallall, megjithëse kto euro u dhanë se rrafëm Rumaninë që në letër kushton më pak se ne si ekip, po ju kujtoj se Hungaria që kushton shumë më pak se ne dhe Rumania u kualifikua,,,Kujtesë: duartrokitjen më të madhe e morëm për tifozërinë, mos do ishte më drejte që me këto lekë të dismbursoheshin ata tifoza që paguhen 200 usd në muaj apo dhe ata të shkretë që morën kredi dhe ndoqën kombetarën e tyre?

Hajde dhe pasaportat diplomatike, që prapë besoj se nuk i duhen lojtarëve të kombëtares Ok dhe kto……….hajde dhe debatin midis gazetarit Andi Bushati dhe kryeministrit Rama se kush e ka dizenjuar bluzën e kombëtares e paska fituar Rama, po të kerkosh të ndërrosh emrin e golashënuesit të vetëm Sadiku me atë Rama, duke bërë me orë të tëra festime, duke hip në autobus vetë, duke i lënë lojtarët me orë të tëra pa ngrëne e pa pirë duke dëgjuar fjalime masturbuese më shumë për veten se per ta, me shpresën idjote se do fitosh vota…..me falni kjo nuk eshte thjesht semundje, por eshte kokrra e katunarise dhe fundja fundit eshte kthimi mbrapsht i gjithe asaj reklame pozitive te pacmuar, te papaguar, qe beri tifozeria e varfer shqiptare, por dinjitoze ne France…..

E dashur UEFA na shpeto: sheno ne tabele qe golin me Rumanine e ka bere Rama, jo Sadiku, se ndoshta e anullon festen pasketaj….

 

Please follow and like us: