Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, konferencë donatorësh për Irakun


Falluxha, Irak

Shtetet e Bashkuara do të organizojnë një konferencë donatorësh muajin e ardhshëm, për të ndihmuar Irakun që t’i kthehet jetës normale.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ngjarjet në Falluxha, ku forcat irakiane po luftojnë për rimarrjen e kontrollit të qytetit nga grupi militant Shteti Islamik, janë një tjetër përkujtues për pasojat që po u shkakton lufta civilëve irakianë.

SHBA do të bashkësponsorizojë konferencën më Kanadanë, Gjermaninë dhe Japoninë më 20 korrik.

Uashingtoni ka thënë se do të bëjë një “zotim të konsiderueshëm” në konferencë dhe u ka bërë thirrje vendeve të tjera që t’i bashkohen.

Departamenti i Shtetit ka thënë se Kombet e Bashkuara janë detyruar tashmë të mbyllin dhjetëra programe për shpëtim të jetëve në Irak, në mungesë të fondeve.

Please follow and like us: