Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria i thotë po, anëtarësimit të Malit të Zi në NATO 

KUVENDI-PRO

Me 109 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Shqipërisë i ka thënë po pranimit të Malit të Zi në NATO.

Deputetët shqiptarë  kanë ratifikuar sot protokollin e Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi, dokument i nënshkruar më 19 maj gjatë Ministerialit të Jashtëm të NATO-s e që pritet të ratifikohet nga parlamentet e 28 vendeve anëtare dhe nga parlamenti malazez.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta kujtoi se shqiptarët asnjëherë nuk do ta harrojnë mikpritjen që Milo Gjukanoviç u dha shqiptarëve të dëbuar nga genocidi serbomadh në vitet 1998-99. Ndërsa njohjen e Kosovës, Mali i Zi e ka mirëpritur duke e votuar me unanimitet.

Në Kuvendin e Shqipërisë sot ishte i pranishëm dhe Kryetari i parlamentit malazez, Darko Pajoviç, në kuadrin e një vizite zyrtare në Tiranë, ku mbajti një fjalim.

Please follow and like us: