Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët që vazhdojnë të luajnë në Europian

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur eksperiencën në Europian, por kjo nuk do të thotë se ‘Euro 2016’ do të mbetet pa Kuqezinj. Në fakt, do të jenë plot shtatë futbollistë shqiptarë që do ta vazhdojnë eksperiencën në evenimentin që po mbahet në Francë. Gjashtë prej tyre do të jenë me Zvicrën në të tetën e finales: Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Granit Xhaka e Shani Tarashaj.

Image

Kurse, Shkodran Mustafi me Gjermaninë po ashtu u kualifikua në fazën tjetër, ku do të luajë me Sllovakinë. Nga shtatë futbollistët shqiptarë, katër janë nga Kosova dhe tre nga Maqedonia. /Zëri/

Image
Please follow and like us: