Albspirit

Media/News/Publishing

“Sofia e 3” e Çanit: Përse pranova të jem në “Zonë e Lirë” 

 

albana

Në emisionin “Zonë e Lirë” pamë një tjetër “Sofi”.
Ajo është Albana Dapi, balerinë e Tv Klan dhe “Albi Nako Dance”, e cila tregon për herë të parë për Opinion.al si është kjo eksperiencë e re për të.

Albana si ishte hera jotë e parë si “Sofi” e “Zonë e Lirë”. Ti je mësuar me ekranin, por kjo është një eksperiencë krejt tjetër?

Po është e vërtetë, është një eksperiencë e re për mua. Më ndihmon shumë marrëdhënia që kam me kamerën. Emri që Ariani i ka vënë personazhit është i lezetshëm dhe “Sofi ose Sophie” siç e ka qejf Ariani ta shkruaj, më pëlqen.

Si u bërë pjese e këtij programi?

Propozimi mua m’u bë nga Albi Nako. Mendoj se Ariani duhet të ishte në kërkim të një “Sofie” të re.

Të duket e çuditshme kur nuk të thërrasin në emrin tënd, por “ Sofi”?

Jo aspak sepse unë e njoh emisionin e Arianit dhe e dija që ky ishte emri i artit, që ai kishte zgjedhur prej vitesh për asistentet e tij.

Do të jesh në sezonin tjetër të “Zonë e Lirë”?

Nuk e di, e kam me qejf por kjo s’varet vetëm nga unë.

Me pozicionin e ri mendon që po i bën konkurrencë kolegeve të tua të “Stop”, Albës dhe Ensës?

Jo aspak. Alba dhe Ensa janë mikesha dhe kolege shumë të mira dhe nuk e shoh kështu këtë aventurë të re në ekran.

Mendon se të njohin më shumë njerëzit tani?

Nuk e di ende pasi unë vetëm një të premte kam qenë në emision, por me siguri vëmendja do jetë më e madhe në javët në vijim…

Sezonin e ardhshëm me siguri do të vazhdosh të jesh edhe pjesë e trupës se baletit të Tv Klan?

Sigurisht që po. Baleti është jeta ime. E premtja në darkë në e “Zonë e Lirë” nuk më pengon aspak të vazhdoj pasionin tim.

Please follow and like us: