Albspirit

Media/News/Publishing

Berat Buzhala: Festa e Ramës me kombëtaren, si Korea e Veriut

Drejtori i gazetës Express në Prishtinë, gazetari Berat Buzhala, nuk e ka kursyer ironinë për festën mediokre që kryeministri Edi Rama organizoi dje në Tiranë për ekipin kombëtar të futbollit. Ja se çfarë shkruan ai në profilin e tij në facebook:
“Me motive sportive, para dy vjetëve edhe Korea e Veriut e kishte organizuar një festë pak a shumë po kaq mbresëlënëse, sa kjo e Edi Ramës në Tiranë.
Korea e Veriut, në vitin 2014, sipas liderit të tyre suprem, Kim Jong Un, e kishte fituar Kupën e Botës në Futboll, që ishte organizuar në Brazil. Sipas raportimit të televizionit shtetëror të Koresë, kjo kombëtare e kishte mposhtur Japoninë 7- 0, SHBA 4-0, kurse Kinën, me të cilën kishin raporte më miqësore, vetëm 2- 0. Në finale, në anën tjetër e kishin mposhtur Portugalinë.
Për ju që nuk e dini, në vitin 2014, Korea e Veriut as që ishte kualifikuar fare për në Kampionatin Botëror.
Në rastin e Shqipërisë, trillimi nuk është kaq bizar sa në Kore. Shqipëria ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit. Madje edhe ka sëenuar plot një gol”, përfundon Buzhala.
Please follow and like us: