Albspirit

Media/News/Publishing

Biznismeni shqiptar incizohet duke bë dashuri me një vajzë, pastaj është kërcënuar

biznesmeni

Një hulumtim i gazetës online Insajderi, zbardhë jetën e vështirë të një pasaniku nga Prishtina, si pasojë e kërcënimeve dhe zhvatjes së vazhdueshme të grupeve të Azem Sylës, djalit të axhës së tij, Hysni Syla dhe kamatave marramendëse të fajdesë së vëllait të Rrustem Mustafës, Bedriut.
Në këtë seri shkrimesh do të lexoni për kërcënimet e njeriut më të fuqishëm në Kosovë, Azem Sylës, talljet e tij dhe urdhrat për ta lëshuar shtëpinë dhe shitur tokën brenda 48 orëve.
Do të lexoni po ashtu se si e kishin futur atë në borxh tek Bedri Mustafa. Se si kishte paguar 300 mijë euro kamatë për 200 mijë euro fajde.
Po ashtu do të lexoni në detaje se si ky prishtinas kishte rënë në grackën e një vajze e cila e kishte incizuar duke bërë seks dhe se si ishte shantazhuar me atë video për ta nënshkruar shitjen e një toke në Pejë, transmeton Gazeta Lajm.
Gjithashtu, Insajderi sjell detaje të shpëlarjes së parave nga OJQ e cila kishte paguar paratë për shitjes së 10 hektarëve tokë.

Please follow and like us: