Albspirit

Media/News/Publishing

Hapet në Sarajevë Samiti i Islamofobisë

islamofobiaHapet të premten në Sarajevë Samiti i parë Europian i Islamofobisë, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rrezikun në rritje që përfaqëson Islamofobia për Europën.

Nga Rodolfo Toe, BIRN

Samiti i parë Europian i Islamofobisë hapet të premten në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë. Ai do të zgjasë deri më 26 qershor dhe do të bashkojë liderë politikë europianë dhe amerikanë, akademik dhe nga shoqëria civile me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për sfidën e Islamofobisë dhe krimet e urrejtjes kundër myslimanizmit në Europë.

Farid Hafez i Universitetit të Salzburgut, i cili është këshilltari akademik i samitit, tha për BIRN se Islamofobia kishte arritur një përmasë shqetësuese në Europë.

“Nëse kthejmë kokën pas dhe shikojmë atë që ndodhi me krizën e refugjatëve në vitin 2015, shikojmë që Islamofobia po përhapet gjithashtu edhe në vende ku nuk ka myslimanë, siç është Europa Lindore,” tha Hafez.

Ai theksoi gjithashtu se Islamofobia po shndërrohet në një fenomen të zakonshëm.

Ndër pjesëmarrësit që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samit përfshihen ish-Sekretari i Jashtëm Britanik Jack Strawm kryetari i presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviç, themeluesi francez i Mjekë pa Kufij, Bernard Kouchner, gazetari Mehdi Hasan dhe ish-kryeministri spanjoll, Jose Luis Zapatero.

Në të do të marrin pjesë përfaqësues nga 17 kombe europiane dhe komunitete të ndryshme fetare.
shpresojmë që duke pasur pjesëmarrës të profilit të lartë do të mund të përhapim ndërgjegjësimin mbi rritjen e Islamofobisë,” theksoi Hafez.
Një studim i cituar nga Forumi Europian i Islamofobisë tregon një rritje të ndjeshme në krimet e urrejtjes anti-myslimane gjatë pesë viteve të fundit në disa vende europiane.

Një studim i vitit 2014 nga Pew Research Centre zbuloi se të paktën gjysma e të anketuarve në Itali, Greqi dhe Poloni kishin një opinion negativ për myslimanët që jetojnë në vendin e tyre.

“Kundër thirrjeve të bëra nga kandidati presidencial në SHBA Donald Trump për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara dhe të kryeministrit të Hungarisë dhe presidentin e ardhshëm të BE-së dhe kryeministrin sllovak, të cilët të dy u shprehën se Islami s’ka vend të vendet e tyre, nevoja për një samit kundër Islamofobisë është më e madhe se kurrë,” tha në një njoftim për shtyp Forumi Europian i Islamofobisë.
Rritja e Islamofobisë është gjithashtu një shqetësim për myslimanët boshnjakë, të cilët janë të shqetësuar për perceptimin gjithnjë e më negativ të Islamit në Europë, raportoi BIRN, dhe tradita e gjatë e tolerancës së të cilit tani përballet me kërcënimin e ekstremizmit fetar.

Sipas Hafez, vendimi për ta organizuar samitin në Sarajevë ka një vlerë të madhe simbolike.

“Zgjodhëm ta organizonim në Sarajevë këtë samit për dy arsye kryesore. E para, Sarajeva ka një traditë shekullore tolerance midis komuniteteve të ndryshme fetare,” tha ai për BIRN.
“Përveç kësaj, Sarajeva duhet të konsiderohet gjithashtu si një paralajmërim, duke marrë parasysh luftën në Bosnjë gjatë viteve 1990 dhe faktin se gjenocidi më i keq që prej Luftës së Dytë Botërore në Europë ndodhi në Bosnjë,” theksoi Hafez.

Ai po i referohej vrasjes së më shumë se 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë, në Bosnjën lindore, nga Ushtria Serbe e Bosnjës në vitin 1995.

Please follow and like us: