Komenti që acaroi Soni Malajn me Olti Currin
Padia për fyerje duket se është nxitur pas një foto të publikuar nga blogeri Olti Curri në datën 8 qershor. Komenti që ai shoqëroi pozën e Sonit, nuk i ka pëlqyer këngëtares, ndaj Malaj ka hapur një proces civil kundër personazhit që shpesh nuk kursen askënd. ”Këngëtarja Soni Malaj e freskët nga bashkëpunimi me Genën, nderon kolegen e saj Tuna, duke vënë dorën në qendër të trupit të saj, duke prekur ‘zogun’ si ajo bëri në videon e këngës Felix…Soni dhe Tuna kanë ndarë tavolinën e gjyqtarëve në garën X Factor Albania”, shkruante Olti. Duket se kjo verë do të jetë më aktive seç pritej për dy personazhet. Jo vetëm koncerte dhe plazh, por temperaturat do të ngrihen në dyert e gjykatës. Pas divorcit me Mirkon, Soni Malaj duket e mësuar me çështje, ndërsa Olti tha për Anabel se e ka adresuar padinë tek një zyrë juridike.