Ky mund të jetë Kryeministri i ri britanik
Ish kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, pritet të jetë pasuesi i mundshëm i David Cameron në krye të Britanisë.
Johnson është popullor në publikun britanik por dhe brenda partisë së tij.
“Unë do të jem për Vote Leave sepse dua një marrëveshje më të mirë për popullin e këtij vendi, për të kursyer paratë e tyre dhe për të marrë kontrollin.
Sondazhet kanë treguar se mbështetja Johnson pro Brexit ka pasur një rol të madh në fitoren e atyre që deshën të lënë Europën.
Ndërkohë Cameron ka paralajmëruar dorëheqjen e tij fill pasi shpalli rezultatet e referendumit. “Nuk është normale që unë të jem në krye të vendit ndërkohë që ai ka zgjedhur një drejtim tjetër nga ai që unë kërkoja”, deklaroi ai sot në mëngjes. Cameron pritet te jete edhe 3 muaj ne krye te qeverise.