Albspirit

Media/News/Publishing

Obama: Mbretëria e Bashkuar do të mbetet partner i pazëvendësueshëm

Presidenti Barak Obama thotë se respekton vendimin e britanikëve për tu larguar nga Bashkimi Europian.

Përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë Obama deklaron: Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar janë të qëndrueshme dhe anëtarësimi i saj në NATO mbetet një gur themeli për politikat e jashtme, të sigurisë dhe ekonomike.

Po kaq të forta janë dhe marrëdhëniet me BE-në, e cila ka bërë kaq shumë për të promovuar stabilitetin, dhe stimuluar rritjen ekonomike si dhe të nxisë përhapjen e vlerave demokratike dhe idealeve në të gjithë kontinentin dhe përtej.

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian do të mbeten partnerë të pazëvendësueshëm për SHBA në  edhe pasi ata të vazhdojnë negociatat për marrëdhëniet e tyre  për stabilitetin sigurinë dhe të ardhmen e Europës, Britanisë së Madhe , Irlandës së Veriut dhe botës”

Please follow and like us: