Albspirit

Media/News/Publishing

Partitë ekstreme evropiane kërkojnë referendum si Britania

 

Partitë ekstreme evropiane kërkojnë referendum si Britania

Marine Le Pen, liderja e Frontit Nacional ne France

Votimi pro shkëputjes nga BE-ja në Britaninë e Madhe ka nxitur partitë e së djathtës ekstreme rreth Europës të kërkojnë mbajtjen e referendumeve edhe vende të tjera anëtare.

Liderja e Frontit Nacional në Francë, Marin Le Pen deklaroi se edhe francezët duhet të kenë të drejtën të zgjedhin. Një kërkesë të ngjashme pati edhe politikani holandez kundër emigracionit, Geerd Ëilder, i cili tha se Holanda e meritonte një referendum të tillë, ndërsa Liga Veriore Italiane pohoi se tani ishte rradhë e tyre.

52% e britanikëve votuan për largimin nga Bashkimi Europian dhe analistët i druhen një efekti domino që mund të kërcënojë të gjithë organizatën. Le Pen vlerësoi rezultatin e referendumit në rrjetin social Tëitter, duke thënë se kjo ishte një fitore për lirinë. Ajo është mes pretendentëve kryesorë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, por sondazhet sugjerojnë se ajo do humbiste në balotazh.

Të premten e kaluar Le Pen tha gjatë një mbledhjeje të partive të ekstremit të djathtë se Franca 1 mijë arsye më shumë se Britania për të dëshiruar largimin nga BE. Ajo fajëson unionin për papunësinë e lartë në vend dhe gjithashtu për dështimin në parandalimin e trafikantëve, terroristëve dhe emigrantëve ekonominë.

Ndërkohë, holandezi Wilders, lideri i Partisë së Lirisë në Holandë tha përmes një deklaratë se duan të marrin në duar frerët e vendit, parave, kufijve dhe politikave të emigracionit.

Holanda përballet me zgjedhjet e përgjithshme në muajin mars dhe disa sondazhe sugjerojnë se Ëilders kryeson. Ai ka premtuar se nëse do të bëhet kryeministër do të shpallë referendumin për shkëputjen nga BE-ja. Një sondazh i zhvilluar së fundmi sugjeron se 54% e qytetarëve holandezë kërkojnë mbajtjen e referendumit. “Urra për kurajon e qytetarëve të lirë. Zemra, truri dhe krenaria mundën gënjeshtrat, kërcënimet dhe shantazhet”, shkruajti në Tëitter Mateo Salvini, lideri i partisë kundër emigracionit në Itali.

“Ju faleminderit, tani është radhë jonë”, shprehet ai. Por Donald Tusk, presidenti i Këshillit Europian tha se nuk është momenti për reagime të tilla histerike. “Vitet e fundit kanë qenë më të vështirat në historinë e unionit, por babai im thoshte, ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”, ishin fjalët e Tusk.

Ministri i Jashtëm gjerman Frank Valter Shtenmejer tha se kjo ishte një ditë e trishtë për Europën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Please follow and like us: