Albspirit

Media/News/Publishing

Përfitimet e shumta nga trangujt

kastra

Nëse mendoni se kastravecët janë destinuar vetëm për sallate apo si ilaçe bukurie, atëherë bëhuni gati të befasoheni.

Kastraveci e shëron dhimbjen e kokës pas një nate me alkool

Nëse keni pirë shumë alkool dhe brengoseni sepse do të shkoni nesër herët në punë, atëherë mos keni merak dhe vetëm hani disa rriska kastravecë. Kastraveci ka vitaminë B dhe elektrolite që e kontrollojnë intensitetin e dhimbjeve të kokës, e gjithashtu kastravecët e hidratojnë trupin dhe ndihmojnë në eliminimin e toksinave.

Menaxhon shqetësimin

Një kastravec në ditë, mban shqetësimin larg. Si ndodh kjo?

Kjo thjesht ndodh sepse kastraveci është i pasur me vitaminë B1, vitaminë B5 dhe vitaminë B7, e që të gjitha këto i lehtësojnë ndjenjat tona të shqetësimit.

I bën flokët më të fuqishëm dhe të bukur

Kastravecët janë të pasur me silic, sulfur sodiumi, fosfor dhe kalcium. Të gjitha këto luajnë rol vital në rritjen e flokëve dhe përmirësimin e forcës së tyre.

Prandaj, pini një gotë me lëng kastraveci çdo ditë nëse dëshironi flokë më të shëndetshme.

Ndihmon në humbjen e peshës

Nëse jeni në dietë apo program për menaxhimin e peshës, atëherë kastraveci mund të jetë miku juaj më i mirë.

Heq erën e keqe të gojës

Era e keqe e gojës shkaktohet nga bakteret që gjenden në gojë. Për t’i vrarë këto baktere, thjesht vendosni disa rriska kastravecë në gojë dhe do ta shihni efektin magjik brenda një kohe shumë të shkurtë.

Kastraveci ka përqindje të lartë të fibrave të tretshëm dhe ka pak kalori. Një gotë me rriska të kastravecit ka vetëm rreth 16 kalori, shkruan keshilla.net

Futni kastravecët në dietën tuaj për të pasur rezultate më të shpejta.

Please follow and like us: