Referendumi, Britania voton daljen nga Bashkimi Europian
Britania do të jetë jashtë Bashkimit Europian. Rezultatet paraprake të referendumit tregojnë se afërsisht 52% e votave ishin në favor të daljes nga BE. Kjo ka qenë pjesmarrja më e lartë në votime që nga viti 1992.
Nigel Farazhë, udhëheqësi i fushatës për largimin nga BE-ja, tha se 23 qershori do të hyjë në historinë e Britanisë si “Dita e Pavarësisë”. Tashmë Farazhë kërkon dorëheqjen e David Kameron.
Pasiguria që pason daljen nga BE-ja bëri që paundi britanik të luhatej shumë dhe gjatë natës ai ra më shumë se 5 për qind.
Londra dhe Skocia votuan për qëndrimin në BE, por rezultatet në veri të Anglisë ishin për daljen nga BE. Votuesit në Uells dhe Shires kanë mbështetur Brexit në numër të madh.
Pjesëmarrja në referendum ishte më e madhe se në zgjedhjet e kaluara. Deri tani 12 374 262 vota janë pro daljes nga BE, ndërsa 11 637 055 vota për qëndrimin në BE. Aktualisht ka përfunduar numërimi në 305 nga 382 qendra dhe 51,7% e britanikëve janë pro daljes nga BE.