Albspirit

Media/News/Publishing

Sa do të zgjasë dalja e Britanisë nga BE?

Be-620x330

Kur janë hartuar shtetet anëtare të BE-së dhe më pas është miratuar Traktati i Lisbonës në vitin 2007, asnjëherë nuk është menduar se dikush do të largohet nga aty.
Pra tash, kur për herë të parë në histori Britania kërkon largimin nga BE-ja, neni i 50-të i këtij traktati, bënë këtë gjë të mundshme, transmeton lajmi.net.

“Traktati i Lisbonës është hartuar me idenë që (Neni 50) nuk do të përdoret, dhe në mënyrë të qetë e kanë bërë të vështirë për të dalë nga ajo”, tha Chris Bickerton, nga Universiteti i Kembrixhit dhe autor i “Udhëzues i qytetarëve të Bashkimit Evropian”.

Kjo është ajo që është shkruar në Nenin 50:

Qeveria duhet të njoftojë zyrtarisht BE-në nëse ka për qëllim të dalë nga ajo. Pastaj janë 2 vjetperiudhë për tu negociuar kushtet e daljes. Gjatë kësaj kohe Britania nuk do të jetë e aftë të marrë pjesë në asnjë vendimmarrje të BE-së, dhe që ajo të dalë duhet të miratohet nga 27 vendettjera të BE-së, dhe Parlamenti Evropian. Pastaj, pas daljes zyrtare të Britanisë nga BE-ja, mund të fillojnë negociata të reja për marrëveshje tregtare”.

Kryetari Manfred Weber, tha se “Negociatat duhet të fillojnë menjëherë”.

David Cameon, ka lënë të kuptohet se kjo mbetet punë e pasuesit të tij dhe Jan Techau.

Edhe pse Neni 50 është zgjidhur, qeveria britanike pastaj duhet të vendos pozitën negociuese, dhe të vendos se çfarë lloj marrëdhënie ata duan në të ardhmen me BE-në? Çfarë statusi duan për qytetarët? Dhe çfarë lloj marrëveshje për tregti do të ndiqen?.

Pra këto propozime më pas do të vendosen edhe me 27 vendet tjera anëtare të BE-së.

Ky është një proces që Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, e ka paralajmëruar se mund të zgjasë 7 vjet, dhe ka gjasa të jetë një luftë e hidhur.

Please follow and like us: