Albspirit

Media/News/Publishing

Shenjat e horoskopit që edhe nuk shkojnë me njëra-tjetrën

 

horoskopi

Kushdo që është ‘krijuar’ për ju, do t’ju gjejë një ditë. Disa njerëz e kanë të shkruar për të qenë së bashku. Por, ka edhe besime të ndryshme kur është fjala për të rënë në dashuri me dikë dhe për t’u martuar me të. Por, a e kalojnë të gjitha martesat ‘testin e jetës’? Si mund ta dini nëse i dashuri ose e dashura juaj është ‘e duhura’ për ju?

Shenjat e horoskopit luajnë një rol të rëndësishëm në bazat e natyrës dhe jetën e njerëzve të lindur në muaj të ndryshëm. Disa pretendojnë se shenjat e horoskopit luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhënie, përderisa të tjerët besojnë se marrëdhënia mbështetet vetëm në besim dhe respekt.

Nëse jeni një besimtar i shenjave të horoskopit, atëherë duhet t’ju njoftojmë me ‘përshtatjen zodaike’ – përshtatjen e shenjave të horoskopit.

Nëse jeni në marrëdhënie dhe dëshironi ta dini nëse ajo do të zgjasë, atëherë është mirë të shikoni shenjën tuaj të horoskopit dhe atë të partnerit, pasi që ndoshta nuk jeni bërë për njëri-tjetrin.

Këto shenja të horoskopit – sipas atyre që i kanë studiuar shenjat e horoskopit – nuk bëjnë me njëra-tjetrën:

Peshqit dhe Virgjëresha

Këto dy shenja nuk shkojnë me njëra-tjetrën pasi që kanë një ndryshim thelbësor në natyrën e tyre. Përderisa peshqit janë të dashur dhe të respektueshëm, virgjëresha është ‘mashtruese’. Peshqit janë të ndjeshëm dhe ëndërrimtarë, përderisa virgjëresha është më pak e besueshme, duke bërë që peshqit të humbin edhe vetëbesimin para tyre. Nuk ka lidhje emocionale mes këtyre dy shenjave, kështu çiftet me këto dy shenja nuk do të shkojnë gjatë dhe do të ndahen.

Demi dhe Dashi

Dashi dëshiron të argëtohet më shumë në marrëdhënie, përderisa demi dëshiron të jetë i sigurt në marrëdhënie. Dashi është i pavarur, i sjellshëm dhe pasionant dhe demi është kreativ dhe besnik.

Dashi dhe Gaforrja

Gaforret janë në shumicën e rasteve të turpshme. Ato kanë nevojë për dikë që i mbron dhe që ju dhuron dashuri të sinqertë, gjë që dashi nuk mund ta bëjë dhe nuk ajo çfarë dëshiron. Për dashin, sapo të fillojë marrëdhënia fillohet të bëhet argëtuese. Këto dy shenja kanë pikëpamje dhe mendime të ndryshme, gjë që e bën problem qëndrimin e tyre së bashku, shkruan Gazeta Express.

Shigjetari dhe Demi

Demi është i njohur për dashurinë për familjen aq shumë sa që sakrifikon gjithçka për të. Shigjetari e do familjen, por nga distanca. Demi dëshiron jetë serioze, përderisa shigjetari është gjithmonë në kërkim të aventurave. Këto dallime mund të ndikojnë që këto dy shenja të mos shkojnë së bashku.

Gaforrja dhe Luani

Luanët janë të njohur për aftësitë e tyre udhëheqëse, natyrën e tyre flirtuese dhe vetëbesimin, përderisa gaforret janë imagjinative dhe qesharake. Luanët nuk janë të turpshëm, janë të hapur, përderisa gaforret janë më të turpshme. Gaforret janë edhe xheloze, përderisa luanëve nuk u pëlqen që njerëzit t’i marrin në pyetje. Luanët dëshirojnë që partneri t’i ndjekë ata. Natyra e luanëve mund të bëhet një problem për gaforret. Lidhja mes një gaforreje dhe luani mund të përfundojë lehtë.

Please follow and like us: