Shqiptarët e arrestuar për vjedhje në Athinë
Këta që shihni në foto janë dy shqiptarët e arrestuar më 2 qershor nga policia greke, pasi akuzohen për dy grabitje me armë në Anoiksi dhe Agio Stefano të Greqisë. Mediat greke kanë publikuar sot të dhëna, emrat dhe fotot e tyre. Ata janë Gerti Meto dhe Ilir Bino. Mësohet se Meto, rezulton gjithashtu i arratisur nga një burg grek në vitin 2013 ku vuante dënim me 10 vjet për trafik droge. Gjatë arrestimit, policia sekuestroi një pistoletë dhe mjetet e tjera që shqiptarët përdornin për grabitjet. Mediat greke thonë se shqiptarët nuk vepronin të vetëm, por kishin edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Këta të fundit janë shpallur në kërkim.
Please follow and like us: