Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptari përgjak qytetin qipriot, vret biznesmenin dhe dy truproja

Një biznesmen u ekzekutua mbrëmë sëbashku me dy rojet e tij nga një shqiptar 41-vjeç. Ngjarja ndodhi në një zone shumë të njohur turistike në Qipro ndërkohë që mbeti i varrë edhe vete shqiptari.

Përleshja ndodhi në Agia Napa, një qytet i njohur për turizmin masiv dhe lokalet e jashtëzakonshme të natës.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u fut së bashku me persona të tjerë në një restorant dhe hapi zjarr drejt një tavoline ku po darkonte një biznesmen qipriot.

Nga të shtënat mbeti i vrarë biznesmeni dhe një cift policësh që e shoqëronin atë. Gjithçka ndodhur në sy të fëmijëve, që mbeten të traumatizuar.

Policia thotë se për sulmin u përdorën kallashnikovë, nderkohe qe kane nisur hetimet.

Please follow and like us: