Albspirit

Media/News/Publishing

Sia zbulon padashje fytyrën në koncert

Nëse përmendim emrin Sia, në mendje vijnë menjëherë tingujt e muzikës ‘Chandelier’ dhe kujtojmë një fytyrë të mbuluar, zakonisht me paruke.

Mësohet se gabimisht këngëtarja ka zbuluar fytyrën në koncertin e fundit që ka mbajtur. Sia po këndonte një këngë me sy mbyllur, dhe po e ndjente aq shumë muzikën në ato momente, saqë nuk u tregua 100% e kujdesshme për të mbajtur fytyrën e fshehtë.

40-vjecarja po këndonte në Colorado, por padashur ajo zbuloi fytyrën, për të cilën tregohet shumë e kujdesshme. Por jo se nuk e kemi parë asnjëherë fytyrën e këngëtares australiane.

Sia ka pozuar disa herë në tapetin e kuq, dhe pavarësisht se paruket apo kapelet që përdor nuk na lejojmë të shohim mimikën, Sia është një person shumë i buzëqeshur. Ajo e adhuron muzikën dhe e ka bërë shpesh të qart se mund të kërkojë gjithcka në botë, përvec gazetarëve që e rrethojnë kudo që shkon, ose fotografët që nuk e lënë të jetojë jetën e lire.

Shumë këngëtarë e adhurojnë këtë por Sia nuk është si shumica. Në deklaratat e dhëna më parë, ajo ka thënë se vëmendja i shkakton bezdi. Sia kërkon thjesht të bejë muzikë, të argëtohet teksa këndon live në koncertet ku ftohet dhe kaq.

Please follow and like us: