Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Ditë e trishtë për Europën

berisha

Në Shqipëri, ish-Kryeministri Berisha, e ka quajtur një ditë të trishtë për Europën daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se BE që deri dje besohej si projekt i pakthyeshëm, humbi njërin prej vendeve më kryesorë të tij, humbi Britaninë e Madhe dhe sëbashku me të, anëtarin e këshillit të sigurimit me të drejtë veto në OKB, njërin nga dy fuqitë e tij bërthamorë, vendin që prodhon 1/6 e GDP së BE-së.

Sipas tij, kjo është një ditë e trishtë për të gjithë të tjerët që konsiderojnë integrimin në BE si të ardhmen më të mirë të vendit të tyre dhe një ditë e trishtë për David Cameron, kryeministrin më demokrat të planetit.

 

Please follow and like us: