Albspirit

Media/News/Publishing

Berlin, ministrat e BE-së diskutojnë për të ardhmen


Udhëheqës nga gjashtë vende themeluese të Bashkimit Evropian u mblodhën sot në Berlin për të diskutuar mbi të ardhmen e BE-së dhe i bënë thirrje Britanisë për të dalë nga blloku sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha pas takimit se ky proces duhet të fillojë sa më shpejt, në mënyrë që të mos ketë periudha të zgjatura paqartësish, por që blloku të mund të përqëndrohet tek e ardhmja e Europës dhe tek puna për realizimin e saj.

Zoti Steinmeier tha se në takim u diskutuan disa çështje, duke përfshirë krizën e refugjatëve, problemet e papunësisë dhe ato të sigurisë në Bashkimin Evropian.

Ai u bëri thirrje vendeve të BE-së t’i përmbahen “frymës së themeluesve”, që nënkuptonte shmagien e konflikteve pas Luftës së Dytë Botërore.

Please follow and like us: